Ata janë ndarë prej disa muajsh tashmë, pas katër vitesh dashuri së bashku, prej së cilës ka lindur një vajzë e bukur, Lea De Seine. Të dy duket se kanë shëruar plagët dhe kanë gjetur ekuilibrin. Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë mbërritur në një moment për të ndryshuar faqe. Modelja ruse është parë në shoqërinë e të njohurit Vito Schnabel, ndërsa aktori duket se ka rënë kokë e këmbë pas Katie Holmes.

Irina dhe Vito janë fotografuar në New York teksa shëtisnin së bashku, përpara se të hynin në të njëjtën derë. Daily Mail ka publikuar fotot që të paktën në aparencë tregon që është një çifti i afërt dhe i lumtur. Schnabel është një prej artistëve koleksionist më të njohur në botë. Në botën e spektaklit është i famshëm pasi ka ditur të bëjë për vete femrat më të bukura të planetit. Ai ka qenë në lidhje me Heidi Klum, Demi Moore dhe Amber Heard.

Nëse Shyak ka nisur një jetë të re edhe Cooper nuk mbetet prapa. Edhe ai duket se është në një lidhje dashurie. Sipas asaj që raporton e përjavshmja ‘Gente’ në faqen e saj në Instagram, aktori është në një lidhje me Katie Holmes.

Holmes i ka dhënë fund lidhjes së saj dashurore me Jamie Foxx, një lidhje e mbajtur sekret për shumë vite, por që ka përfunduar sa u zyrtarizua. Katie ka qenë e martuar me Tom Cruis, me të cilin ka një vajze, Suri, që tani është trembëdhjetë vjec.