Divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West, i cili pas disa javësh thashetheme u bë realitet javën e shkuar, duket se ka qenë i paqtë dhe pa probleme. Po ashtu edhe ndarja e pasurisë prej 2 miliardë dollarësh.

Megjithatë, teksa vetë procesi i ndarjes ka qenë “miqësor”, jeta pas divorcit duket se nuk do të jetë e tillë. Një nga gjërat ku dyshja do të ketë vështirësi për të rënë dakord është mënyra se si 4 fëmijët e tyre duhet të rriten.

Sipas revistës, People thonë Kim dhe Kanye kanë mendime krejtësisht të ndryshme për rritjen e fëmijëve dhe mënyrën si duhet të bëhet kjo. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se reperi s’do ta ndihmojë ish-bashkëshorten për kujdesin ndaj tyre.

“Ata e mendojnë ndryshe mënyrën si fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë Kanye-n gjithmonë në atë që bën, por e ardhmja në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Eshtë ajo që bën të mundur gjithçka.”– thotë burimi për “People”.

Në fakt pritshmëritë në lidhje me fëmijët ndryshojnë mes tyre dhe jo pak herë kjo ka sjellë mosmarrveshje, ndërsa vazhdojnë të punojnë me projektet respektive

Kujtojmë Kim dhe Kanye qëndruan të martuar për 6 vite. Mediat rozë raportojnë se ata thjesht filluan të distancoheshin me kalimin e kohës derisa erdhi ndarja.

Kim është përpjekur më shumë se një herë t’i japë një shans reperit, ndërkohë që divorcin e ka kërkuar për herë të parë vitin e shkuar, por vetëm tani vendosën që ishte koha për të shkuar përpara pa njëri-tjetrin.

Gjithsesi nuk ka pasur tradhti apo diçka që ka shkuar keq, ndërsa Kanye beson që kandidimi i tij për President ndikoi keq në marrëdhënien e tyre.