Dyshimet për ndarjen e moderatorit dhe Blerinës shtohen pasi të dy e kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagrami”, duke fshirë edhe fotot, por burime pranë tyre kanë treguar se nuk janë ndarë aspak në paqe, përkundrazi. Kujtojmë që në janar të këtij viti, Arditi i propozoi për martesë partneres së tij në studion e emisionit të tij.

“Përpara se të vijë momenti për mbylljen e mbrëmjes, dua një minutë për vete”, tha ai.

Më pas ftoi në skenë partneren, Blerinën, për t’i bërë surprizën emocionuese duke iu ulur në gjunjë.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë, që si ju në shtëpi ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar me këtë program. Blerina, eja të lutem! Unë jam njeri shumë privat. Mirë se erdhe! Por këtë moment dua ta ndaj me të gjithë. Mirëmbrëma! E di që nuk ke mikrofon dhe nuk flet dot, kështu që vetëm më dëgjo”, tha moderatori.

Ndërsa ndodhej përballë partneres së tij, Ardit Roshi i bëri asaj premtimin e bukur.

“Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, i tha ai përpara se të nxirrte unazën. Arditi u ul në gjunjë në mes të skenës dhe më pas i vuri unazën në gisht vajzës që i propozoi martesë. Pasi Blerina pranoi propozimin, çifti u puthën dhe i thanë “të dua” njëri-tjetrit.

“Unë e dija që ishte kthyer, por nuk i shkrova. Nuk i shkrova sepse…tani të lutem!”, ndërhyri Arditi.

Ndërsa Blerina vazhdoi rrëfimin e saj, duke treguar: “Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë, por nuk e di, i shkrova”.

Blerina tregoi më tej se thjesht i shkroi: “Ku je?’, për ta takuar dhe më pas ajo çfarë ndodhi ishte pa dyshim “një histori e bukur dashurie”, siç u interpretua nga miqtë e tyre dhe media.

Nuk dihet ende se çfarë e prishi lumturinë e çiftit dhe arsyen pse i thyen premtimet ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që nuk ka ende një reagim nga ana e tyre për lajmet. Kujtojmë se Blerina është vajza e aktorit të njohur, Agim Bajko, humoristit të njohur dhe drejtuesit të “By Pass” në “Vizion Plus”.

Serioziteti dhe dashuria që i fali Arditi së bijës e bindi edhe Bajkon që ta pranonte si dhëndër Ardit Roshin në familjen e tij, por pas mosmarrëveshjeve që patën si çift, Bajko pa dyshim që u bë pjesë, duke marrë një vendim familjar për prishjen e fejesës. /Panorama