Pedagogia cenoi privatësinë, kolegët i përvishen në Facebook

21/10/2019 - 09:25

Deklarata e pedagoges Iris Luarasi të shtunën në mbrëmje në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel se katër gazetarë ajo i ka ngelur në klasë kur kanë qenë studentë, por që sot janë të suksesshëm, ka shkaktuar reagime dhe në shumicë nuk është pritur mirë.

Pedagogu dhe eksperti i Ekonomisë, Ilir Ciko, ka reaguar pas deklaratës së saj, duke mos qenë aspak dakord më këtë përmendje të emrave në publik.

Profesor Ciko thekson se me deklaratën e saj pedagogia ka cenuar privatësinë e të tjerëve. Sipas tij, duhen vendosur rregulla të reja loje për të mos cenuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve.

Postimi i Cikos:

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si një person që e quan veten pedagog mund të bëjë publike, madje me krenari dhe në emisione televizive, emra personash që i ka ngelur në lëndën e tij/saj, aq më tepër kur këta janë po aq, a në mos edhe më të njohur për publikun.

Kam 16 vite që kam përcjellë breza studentësh e në ato raste kur kam qenë i shtrënguar për të mos i kaluar, jam i sigurt që askush tjetër veç studentit dhe administratës së universitetit nuk është informuar për vlerësimin përkatës.

Nëse normat e etikës është vështirë të funksionojnë, besoj se duhen vendosur rregulla loje për të mos cenuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i famshëm Tom Hanks dhe e shoqja, Rita Wilson, të cilët u prekën nga koronavirusi në Australi, janë kthyer në SHBA.

Kylie Jenner i është bashkuar listës së njerëzve të pasur që kanë dhuruar para për të gjetur kurën ndaj koronavirusit, për të blerë pajis

Në këto ditë të vështira për të gjithë si pasojë e përhapjes së pandemisë, këngëtarja e njohur, Fifi ka menduar që të jetë më pranë publi

Në mesin e shumë yjeve botërore, edhe aktori Arnold Schwarzenegger, ka dhuruar një donacion për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

E premtoi dhe ja ku doli projekti i saj muzikor. Në mënyrë që t’ua largojë fansave sadopak mendjen nga pandemia, Dua Lipa ka publikuar vi

Angelina Jolie ka dhuruar 1 milion dollarë për organizatën "No Kid Hungr", e cila shpërndan ndihma për komunitetet të ushqejnë fëmijët që

Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plotë pesë milionë dollarë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit përmes fond

Mamaja e këngëtares me famë botërore Rita Orës, Vera Ora është futur në vijën e parë të frontit të luftës kundër CoVid-19.

Emisioni i humorit "Portokalli" nuk do të vazhdojë më transmetimin për shkak të situatës së koronavirusit.

Reperja e famshme, Cardi B përmes një video në Instagram thotë se të famshmit që kanë deklaruar se janë me koronavirus genjejnë dhe e bëj