Justin Bieber gjatë episodit të radhës me Hailey-in tek “Biebers On Watch”, tregoi se do të donte të kishte bërë disa gjëra ndryshe në jetën e tij.

26-vjeçari tha se do të dëshironte që të mos kishte kryer marrëdhënie seksuale me dikë para martesës me modelen Hailey Bieber.

“Ka ndoshta shumë gjëra që unë mund t’i ndryshoja. Unë nuk pendohem për asgjë sepse mendoj se kjo ju bën atë që ju jeni dhe ju mësoni nga gjërat. Nëse do mund të kthehesha mbrapa dhe të përballesha me disa gjëra që më lënduan, me siguri do ta ruaja veten për martesë. Unë e di që tingëllon si çmenduri… Seksi mund të komplikojë gjërat në momentin që jeni seksualisht aktiv me dikë”, tha Justin për Us Weekly.

Mirëpo kjo deklaratë është interpretuar nga fansat sikur ka të bëjë me Selenën dhe në fakt lidhja e tyre ka patur shumë ulje-ngritje, dhe këngëtares mund t’i thyejë zemrën!