Përfundoi në komisariat pasi ofendoi efektivët e policisë, Ervin Bejleri kërkon falje

19/05/2020 - 16:45

Aktori Ervin Bejleri ka kërkuar ndjesë publikisht për gjuhën fyese që përdori një ditë më parë ndaj efektivëve të policisë në përfundim të protestës për teatrin.

"Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat". Kështu ju drejtua aktori efektivëve ç'ka bëri që më pas të shoqërohej në komisariat.

Por Bejleri sqaron përmes një postimi në Instagram se mllefin nuk e kishte me policët, por me personat që i drejtojnë.

"Për ju moshatarët e mi të veshur me uniformë: Jeni te stevitur, jeni të mësuar që ndaj çdo provokimi të jeni gjakftohtë. Por unë fatkeqësisht jo. Sepse sot u sulmua në mënyrë barbare shtëpia ime. Ju ishit në detyrë, por edhe unë isha në shtëpi. E ju nuk më latë ti jepja të paktën lamtumirën që meritonte. E megjithatë ju FAL . Siç edhe ju kërkoj NDJESË për çdo fyerje ndaj jush. Por nuk ishte për ju po për ata që luajnë me ne. Me ju dhe me mua. Shpresoj sinqerisht që ata që janë fyer të më kuptojnë,"– shkruan aktori.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Britney Spears kaloi dy javë në izolim të plotë, pas urdhërit të ish-burrit të saj Kevin Federline.

Sardi Shehu ose i njohur ndryshe si Dj Sardi, së fundmi është komentuar së tepërmi për një lidhje të mundshme. 

Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e korona

Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashk

Pak kohë më parë, reperi Gold Ag i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.