Këngëtari Aaron Carter ka përfunduar në spital në Florida.

Të enjten, një fotografi u postua në llogarinë e tij në Instagram ku dukej i shtrirë në krevatin e një spitali, i mbuluar me batanije.

"Mami do të kujdeset për ty", shkruhet në përshkrimin e fotografisë.

Sipas "E!News", Carter ndihej shumë i lodhur prej axhendës së ngarkuar dhe kishte nevojë për disa ditë pushim.

Por Aaron ka qenë shpesh në qendër të medias për varësinë e tij nga droga, sëmundjen mendore dhe mosmarrëveshjen publike me vëllain Nick.

Një postim i Carter në Twitter bën me dije se nëna e tij, Jane Carter do menaxhojë rrjetet e tij sociale derisa të rikuperohet.