Këngëtarja Katy Perry publikoi  projektin e ri muzikor “Never Worn White” ndërsa zbuloi në mënyrën më të bukur se është në pritje të ëmbël për herë të parë.

35-vjeçarja shfaqet në fund të videos me bark të rrumbullakosur dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj me Orlando Bloom.

“Ka shumë gjëra që do të ndodhin gjatë kësaj vere. Jo vetëm që unë do të lind, në kuptimin e parë të fjalës, por edhe në mënyrë figurative do të sjell diçka që ju mezi po e prisni”, shkruan Katy.

Pas publikimit të këngës, këngëtarja doli në Instagram Live ku tha se fshehja e shtatzënisë ka qenë sekreti më i gjatë që asaj i është dashur të ruajë.

“Jemi të ngazëllyer dhe të lumtur dhe është ndoshta sekreti më i gjatë që kam dashur të ruaj. Mua më pëlqen t’ju tregoj gjithçka, por doja ta tregoja në mënyrën më të mirë të mundshme, që është përmes një pjese muzikore sepse unë mendoj se kështu ju flas. Kështu flasim ne me njëri-tjetrin.”