Përndiqte këngëtaren e njohur, dënohet me burg 30-vjeçari

19/09/2020 - 11:25

Një 30-vjeçar nga Teksasi është dënuar me 30 muaj burgim, pasi u shpall fajtor për përndjekje dhe dërgim të letrave kërcënuese në adresë të ylllit të popit Taylor Swift.

Në ankesën e dërguar në gjykatë, thuhej se Eris Swarbrick kishte dërguar mbi 40 letra dhe emaile te Big Machine Label Group në vitin 2018, duke kërkuar që CEO i grupit ta prezantonte atë me Taylor Swift.

Përveç dërgimit të letrave dhe emaileve në formë elektronike, është bërë e ditur se personi i dënuar ishte nisur edhe tre herë personalisht me makinë, që t’i jepte letrat Swift.

Letra këto që me kalimin e kohës kishin filluar të përmbanin mesazhe të dhunshme dhe kërcënuese. Pas përfundimit të dënimit me burg, Swarbrick do të jetë nën mbikëqyrje për 3 vite. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Blogerja Armina Mevlani ka kujtuar përmes disa fotosh në Instastory përvjetorin e njohjes të fejuarin e saj, Shkëlzen Berisha.

Këngëtarja e njohur, Fifi në të gjitha intervistat e saj ka deklaruar se është marrëzisht e dashuruar duke mos dhënë më shumë detaje për

Spikerja e njohur e lajmeve, Fabiola Hoxha dhe partneri i saj Indrit Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë dalë

Marina Vjollca ka publikuar në rrjete sociale dy fotografi shumë sensuale, duke vendosur këmbët në plan të parë.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa shtyn për në shtator dhe tetor 2021 turneun evropian të planifikuar për në janar dhe shkurt të vitit

Alban Dudushi ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar atë që prej javësh shkaktoi bujë.

Marrëdhënia mes këngëtareve Rihanna dhe Bebe Rexha ka nisur vite më parë dhe lidhet me një detaj të çuditshëm.

Miley Cyrus pretendon se ka parë një qenie jashtëtokësore.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Mësohet se Elia ka sjellë në jetë një vajzë.

Çifti i njohur i aktorëve në Turqi, Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal janë bërë prindër për herë të parë.