Pitt-Aniston, mediat vazhdojnë të spekulojnë për rikthimin e çiftit

28/01/2020 - 19:20

Takimi mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, në prapaskenat e Sag Awards, ka entuziazmuar fansat dhe me sa duket, nuk ka vetëm një detaj që flet për rikthimin e zjarrit.

Sipas Mirror, në fakt, disa miq kanë konfirmuar se dy ish bashkëshortët kanë filluar të frekuentohen sërish. Ata mësohet të jenë takuar në fshehtësi të paktën edhe pesë herë të tjera, përfshirë një takim në vilën e Xhenifer në Bel Air, gjatë pushimeve të fundvitit.

Pas divorcit, të ndodhur në 2005, të dy ata bënë përpara me jetët e tyre. Brad Pitt u martua me Angelina Jolie dhe bashkë rritën plot gjashtë fëmijë. Por martesa mori fund në 2016, mes akuzave reciproke dhe takimeve në gjykatë. Edhe Aniston dukej sikur kish gjetur dashurinë në krah të bashkëshortit të dytë, Justin Theroux, nga i cili sidoqoftë u nda në 2018 pas dy vitesh e gjysmë martesë.

"Tani, që të dy janë singëll, mund të kenë vendosur ta riprovojnë. Nuk besoj se ajo ka reshtur ndonjëherë së dashuri, edhe kur ai i theu zemrën dhe e la për Angelina Jolie. U desh shumë kohë, por ajo e ka falur. Falja ka qenë një etapë e rëndësishme. Bred flet vetëm për Xhenin dhe kanë filluar të ritakohen. Unë nuk i kam parë asnjëherë kaq të lumtur", kanë thënë miq të tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Detaje të reja dalin në pah për sherrin e Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili i ka kushtuar me një gisht aktorit të njohur.

George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë dhuruar më shumë se 1 milion dollarë nga fondet e tyre personale për të ndihmuar në krizën e kr

Për herë të dytë Kylie Jenner është shpallur miliarderja më e re “self-made” në botë.

Gazetarja Anila Basha është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj, Aris.

Kompozitori i njohur, Kledi Bahiti ka festuar ditëlindjet dhe urimet për të kanë qenë të shumta nga miq dhe familjarë.

Zaimina Vasjari në këto ditë karantine ka disa këshilla për femrat.

E kanë bërë një gjest shumë human kundrejt atyre që këto ditë janë lodhur shumë.

Këngëtarja Rezarta Shkurta njihet nga të gjithë për këngët e saj dhe si një biznesmene e suksesshme, por edhe për lidhjen e saj me nipin

Kjo ditëlindje për Fifin ishte ndryshe nga gjithë të tjerat sepse nuk mund të ishte pranë njerëzve të saj më të dashur, për shkak të izol

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, edhe pse vitet ka shtuar shumë kilogramë, ai shprehet se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasoj