Prezantuesi i njohur italian, Gerry Scotti ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Instagram se është infektuar me koronavirus.

“Dëshiroja që t’jua thosha vetë. Jam infektuar me Covid-19, ndodhem i izoluar në shtëpi, nën vëzhgimin e mjekëve. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj”, shkruan ai në postimin e tij.

Ndjekës të shumtë i kanë uruar shërim sa më të shpejtë prezantuesit. Fatmirësisht gjendja e 64-vjecarin është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë të shtohej në spital.