Prezantuesja italiane falënderon Shqipërinë për ekipin mjekësor: Jam e emocionuar

30/03/2020 - 10:37

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara D'Urso falënderoi mbrëmjen e djeshme Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali në ndihmë të stafeve italiane që përballen me COVID-19.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e saj me ish-ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, i cili gjithashtu falënderoi qeverinë shqiptare për kontributin, D'Urso tha se kjo gjë e emocionoi shumë.

"Dua t’i falënderoj edhe unë. Kryeministri shqiptar tha se ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne edhe pse të vegjël do ta ndihmojmë Italinë. Kanë dërguar 30 mjekë dhe mua më emocionoi shumë kjo gjë. Dua të falënderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh. Mjekë erdhën nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë kujtesën e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë fare kujtesë", – tha D'Urso.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karantina dhe kriza ekonomike ka prekur edhe Al Bano-n, që nuk mund t’u kthehet koncerteve live, dhe si shumë sipërmarrës është i shqetës

Moderatorja Arbana Osmani është tepër aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj të shumtë, detaje nga jeta e saj

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i ftuar në emisionin ‘E Diell’ tregoi më shumë detaje rreth jetës private po ashtu dhe asaj profesion

Duke qenë se koronavirusi preku çdo sektor ekonomik, edhe këngëtarët shqiptarë kanë pësuar humbje gjatë kësaj periudhe.

Programi “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan solli intervistën me stilistin e njohur Joni Peçi.

Kishte menduar se nuk do të bëhej kurrë nënë për shkak të sëmundjes por modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Romee Strijd ka dhënë laj

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari e cila e ka zhvendosur jetën e saj në Spanjë në krah të partnerit të saj që ka preferuar ta mbajë

E ftuar në emisionin televiziv “Extra” këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha rrëfeu për herë të parë frikën që pati pasi të dy pri

Gazetarja Dasara Karaiskaj ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Mes Yjesh" në Ora News.

Këngëtarja Jennifer Lopez është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku pasqyron jetën familjare dhe aktivitetet e saj të panumërta.