Princ Harry e ka marrë shumë seriozisht mbrojtjen e bashkëshortes së tij. Jo shumë kohë më parë, ai hodhi në gjyq disa nga mediat më të mëdha britanike, por duket se nuk do ta lërë me kaq.

Përpos mediave, princ Harry ka vendosur të hedhë në gjyq të gjithë personat që kanë dëmtuar ose vijojnë të dëmtojnë imazhin e bashkëshortes së tij. Së fundmi thuhet se ai ka paditur edhe motrën e dukeshës, Samantha Markle. Kjo e fundit po ndiqet penalisht për bullizëm virtual ndaj dukeshës.

Deri tani dyshja nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë, megjithatë nuk kanë qenë të pakta rastet kur Samantha ka sulmuar motrën e saj në media, ndërsa më herët u zbulua se ajo jepte deklarata kundrejt parave.