Prej 3 vitesh, boksieri i njohur Robin Krasniqi ishte në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku.

Në intervista të ndryshme dhe në postimet e tyre në Instagram, ata tregonin shpesh se ishin kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe madje kishin nisur të mendonin edhe për dasmën.

Heidi tregoi më herët se çifti kishte disa ide për vendin ku do të zhvillonin dasmën e tyre, e cila do të ishte tërësisht moderne. Mirëpo, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe në media po qarkullon lajmi se ata i kanë dhënë fund lidhjes.

"Prive.al" ka vënë re se Robini dhe Heidi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, madje ata nuk publikojnë më foto së bashku.

Jo vetëm kaq, por ata i kanë fshirë edhe fotot me njëri-tjetrin dhe sigurisht që këto shenja të çojnë drejt përfundimit se pas 3 vitesh lidhje, Robin Krasniqi dhe Heidi s'janë më bashkë.