Profesori i serialit “La Casa De Papel” jep lamtumirën, vë në dyshime fansat

07/05/2021 - 08:35

Seriali “La Casa De Papel” është një ndër më të preferuarit dhe të suksesshmit kohët e fundit. Sezoni i pestë “Money Heist” po pritet nga fansat me padurim, ku mendohet se do fillojë në tremujorin  fundit të vitit 2021 dhe do ketë 10 seri.

Një ndër aktorët kryesorë të serialit dhe më të dashur për të gjithë “profesori” ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ngritur shumë pikëpyetje. Álvaro Morte ka falenderuar për gjithë mbështetjen që ka marrë në këto 5 sezone dhe tregon se do i mungojë shumë koha që ka shpenzuar për realizimin e këtij seriali.

“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro.

Shumë fansa kanë qenë në dyshim nëse sezoni i pestë është i fundit apo Alvaro do largohet nga seriali. Në fakt thuhet se ky do jetë sezoni i fundit dhe prandaj profesori i ka falënderuar dhe përshëndetur të gjithë. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emsionin "Ftesë në 5" me Bieta Sulon, por gjërat nuk kanë shkuar mirë gjatë inte

Aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug do të bëhet së shpejti baba.

Kim Kardashian ka shpjeguar arsyen pse u divorcua nga Kanye West.

Modelja Irina Shayk dhe reperi Kanye West nuk e kanë konfirmuar ende romancën e tyre, por fotot e shkrepura nga paparaci kanë zbuluar gji

Ermal Meta ka shënuar një tjetër super sukses dhe s’mund të na bënte më krenarë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, pasi ditët e fundit kanë vendosur të jetojnë së b

Këngëtari i dashur për publikun, Shpat Kasapi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me të fejuarën, Selvije Jao.

Kohët e fundit është përfolur në media se Olti nuk u zgjodh opinionist në "Big Brother" pasi ka patur një konflikt mes tij dhe Arbanës.

Megjithëse pa përfunduar ende divorcin nga gruaja e tij e gjashtë vjetëve Kim Kardashian, reperi Kanye West është fotografuar me supermod

Këngët e Dua Lipas kryesojnë listën e më të dëgjuarave në radion dhe televizionin britanik për vitin 2020, falë albumit të saj fitues të