Reperi 26-vjeçar, Lil Yase është qëlluar për vdekje ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e sulmit dhe investigimet po vazhdojnë për të.

Gjatë orëve të para të mëngjesit policia gjeti trupin e tij të pajetë e dërgoi menjëherë në spital, mirëpo ishte tepër vonë pasi i riu nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Burime të afërta të Yase kanë treguar se ai është vrarë që ditën e shtunë dhe trupi ju gjet ditën e diel, shumë larg vendit ku ishte parë për herë të fundit.

Sipas mediave të huaja ky lajm i ka shokuar të gjithë miqtë dhe të afërmit e reperit pasi ai nuk kishte armiqësi me asnjë.