Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet mjaft e kuruar dhe elegante. Mirëpo një prej ndjekësve e pyet moderatoren nëse është shtatzënë.

Pyetje të cilën ajo nuk e ka pritur mirë dhe kështu ka vendosur t’i japë një mësim komentueses dhe të gjithë atyre që tregohen pa takt teksa bëjnë këtë pyetje.

“Per njerezit si ti, lutem! Ndoshta ai barku qe shikon ti eshte sps ajo goca aty mund te kete shtuar dozen e bukes, ndoshta stresi, ku e di ti qe ajo se ka humbur nje femije apo ndoshta nuk ben dot kurre femije dhe merr shkrime te kesaj natyre nga njerez si ti pa dy pare mend! E kupton sa injorante dhe insensitive eshte ajo qe ke shkruar? Boll dolet ne konkluzione mbi mitren e tjeter kujt”, i përgjigjet moderatorja.