Raporti tronditës i mjekut ligjor për vdekjen e Marilyn Monroe

14/02/2020 - 19:00

Më 6 gusht 1962, Marilyn Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, teksa ylli i Holliwood kishte ende receptorin e telefonit në dorë, e shtrirë me fytyrë poshtë dhe asgjë veshur. Aktorja e njohur besohet se ka vrarë veten teksa pranë saj ishte një shishe tabletash e zbrazur, ndërsa zhurmat vijonin për një histori dashurie me presidentin amerikan John F. Kennedy.

Pas vdekjes së saj tronditëse, drejtori i funeralit që ndihmoi në përgatitjen e trupit të Marilyn ka përshkruar detaje të sikletshme për gjendjen e trupit të saj kur u gjet e vdekur. Allan Abbott e Ron Hast menaxhonin shërbimin funeral të personave të famshëm në vitet 1960-të dhe në një libër të fundit Abbot tregon se Marilyn thuajse nuk njihej në momentet pas vdekjes.

Duke hyrë në detaje makabre ai raporton se fytyra e saj që zakonisht ishte e mrekullueshme, ishte mbuluar nga pulla të kuqe.

Rrënjët e zeza të flokëve të Marilyn ishin shumë të zgjatura dhe sipas tij, ish-ylli i kinemasë kishte nevojë urgjente për manikyrë e pedikyrë.

Më tej ai thotë: “Kur ne zbuluan çarçafin që e mbulonte, ishte thuajse e pamundur të besoje se ishte trupi i Marilyn Monroe.”

Allan insiston se superstari 36-vjeçar dukej si një grua e vjetër që nuk kujdesej për paraqitjen e saj.

“Ajo dukej si një grua e rëndomtë, por sigurisht rrethanat e vdekjes së saj e kishin përkeqësuar pamjen dhe ajo nuk njihej”.

“Kur dikush vdes graviteti bën që gjaku të bjerë në pikat më të ulëta të trupit, një gjendje e quajtur lividitet, dhe duke marre parasysh që shumica e njerëzve vdesin të shtirë me kurriz, largimi i ngjyrës është i dukshëm”.

Sipas raportit, trupi i vdekur i Marilyn ishte me fytyrë poshtë dhe kjo solli pullat e kuqe në fytyrë. Abbott insiston se qafa e saj ishte e enjtur dhe flokët e ngatërruar.

“Dukej që kishte kohë që nuk i kishte lyer flokët, sepse rrënjët ishin zgjatur shumë. Flokët e saj natyrale ishin kafe, jo bionde. Këmbët nuk i kishte rruar prej ndoshta një jave”, thotë mes te tjerash ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjithmonë më pranë njëri-tjetrit Katie Holmes dhe shefi Emilio Vitolo të cilët nuk fshihen më.

Gjetja e dy pistoletave, teksa këngëtarja Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi” i kushtoi masën “arrest s

Reperi i njohur Stresi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, gjë që e ka befasuar atë.

Gjatë episodit të djeshëm të “Big Brother VIP” në Itali (Grande Fratello VIP), si i ftuar special, aktori Gabriel Garko zbuloi – pa qenë

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të bëhen së shpejti prindër.

Reperi shqiptar Geri Xhara, i njohur me emrin e artit si Big Basta prej disa vitesh është zhvendosur me familjen e tij në Zelandën e Re.

Këngëtarja e njohur Arilena Ara po shënon një tjetër arritje në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e botës së modës.

Tani është zyrtare. Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të realizohet në hapësirë.

Matthew Koma ka bërë diçka të pazakontë për të shprehur dashurinë për bashkëshorten e tij Hilary Duff.

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret me prejardhje shqiptare që gëzon famë në gjithë botën.