Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli sot feston ditëlindjen e tij.

Ndaj ai ka vendosur të hapë komentet për ndjekësit në Instagram, duke i lejuar ata t’a urojnë për ditëlindje.

Shefi i kuzhinës publikoi një foto duke buzëqeshur ndërsa tregon se sot mbush plot 37 vjeç.

"37 Vjeç 19/11/1982

Faleminderit familjen time dhe ty o zot për çdo gjë në jetën time! Kam gjithçka kam dashur në këtë jetë,çfarë nuk kam akoma nuk e kam dashur shumë fort (Hera e fundit që them sa vjeç jam, nga ky moment jam vetëm 30 vjeç).

E di që më doni prandaj dhe komentet i keni të hapura sot", shkruan Renato.