Reperi amerikan Juice WRLD ka humbur jetën në moshën 21- vjeçare për shkak të arrestit kardiak.

Sipas mediave të huaja ylli i muzikës rep ndodhej në Aeroportin Midway të Chicagos këtë mëngjes.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins, pati gjakderdhje nga goja kur mbërritën mjekët, sipas TMZ.

Ai ishte akoma i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, por vetëm pak minuta më vonë humbi jetën.

Këngëtari ishte në një tur botëror këtë periudhë, duke mbajtur koncerte në disa shtete.