Reperi The Game ka vendosur që të kujtojë përgjithmonë legjendën e basketbollit Kobe Bryant, duke bërë një tatuazh domethënës.

Ai ka gdhendur në fytyrë numrin 8 të bluzës së Kobe Bryant, të cilin ai e ka mbajtur në fillimet e karrierës.

Reperi 40-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jayceon Terrell Taylor, ka ndarë me ndjekësit e tij foto të tatuazhit, në nder të legjendës së basketbollit që humbi jetën më 26 janar së bashku me të bijën dhe 8 persona të tjerë.