Aktori i humorit, Florjan Binaj ka ndarë lajmin e mirë me ndjekësit në rrjete sociale se më në fund e ka fituar luftën me virusin Covid-19.

“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Flori në një postim në Instagram.

Më 18 qershor, Binaj konfirmoi përmes një postimi në Instagram se ishte infektuar me koronavirus, ndërsa shtonte se nuk kishte asnjë simptomë dhe se ndodhej në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Gjatë ditëve të izolimit, aktori ishte aktiv në rrjetet sociale, ku përmes një postimi ka lënë të kuptohet se fle gjatë gjithë ditës, teksa ka postuar videon e një qeni.