Rihanna ka kujtuar me nostalgji fillimin e karrierës 15 vite më parë.

 Ylli i muzikës pop publikoi më 24 maj të 2005-ës, këngën e saj të parë, “Pon de Replay” dhe që nga ai moment, ajo u kthye në një prej artisteve më të dashura.

“15 vite Rihanna! Faleminderit për gjithë dashurinë. Kjo duket çmenduri! Më duket si dje kur dridhesha në korridoret e kompanise muzikore Def Jam, teksa prisja për audicionin tim për Jay. Gjithçka nisi nga “Pon de Replay…15 vite më vonë dhe unë jam ende këtu, Zoti më la të jem mes jush, ju që më keni mbështetur, më keni dashur dhe më keni toleruar, prandaj do të jemi gjithnjë të lidhur bashkë me njëri tjetrin…”– shkruan Rihanna në Instastorin e saj.