Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera në botë. Është fjala për Rihanna-n, e cila edhe pse i është larguar paksa tregut muzikor, ajo mbetet një nga të preferuarat për publikun.

Rihanna është vlerësuar gjithmonë nga fansat për zërin e saj të ëmbël, por edhe format fizike, të cilat shpesh i nxjerr në pah.

Kujtojmë se kohët e fundit Rihanna  është fokusuar botës së biznesit, duke mos publikuar projekte të reja muzikore, edhe pse ka paralajmëruar disa herë rikthimin.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një foto me ndjekësit, ku shfaqet pa asnjë “grimcë” grimi në fytyrë. Duhet pranuar, edhe në këto kushte këngëtarja e famshme ka një pamje për t’u pasur zili.