Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rina Lipa nis hapat drejt famës, Dua më krenare se kurrë për të

26/02/2021 - 12:17

Kur përmendet mbiemri Lipa, mendja shkon tek suksesi i Dua-s, këngëtares me origjinë shqiptare që ka bërë bujë në tregun muzikor ndërkombëtar. Por rrugëtimin e saj drejt famës, e ka nisur dhe e motra, Rina Lipa. Kjo e fundit ka debutuar si modele, duke bërë hapjen e shfaqjes së modës “GCDS Fall 2021” të enjten gjatë Javës së Modës në Milano.

Rina ka reaguar përmes një reagimi në rrjete sociale, ku shprehet se ëndrra iu bë realitet.

“Jeta është e çmendur. Pasarela ime e parë ndonjëherë dhe hapja për dashurinë time Giuliano Calza është një ëndërr e bërë realitet. Përgjithmonë mirënjohëse.”- ka shkruar Rina.

Dhe këngëtarja Dua tregoi menjëherë mbështetjen e saj për të motrën, duke postuar një video në Instagram, ku shihet Rina teksa sfilon me një fustan të shkurtër ngjyrë ulliri.

“Ajo bëri atë çfarë kishte bërë”- shkroi Lipa në postimin për të motrën. 

 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”, është duke promovuar këngën e saj “

Çifti i famshëm i showbizz, Beyonce dhe Jay Z numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.

Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar një çmim tjetër si ‘Favorite Artist-Crossover’, në American Music Award.

Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj

Artistja e famshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen një ditë më parë.

Rozana Radi është single! Ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë.

Ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë një gjest të lavdërueshëm dhe human. Ajo ka bërë një dhuratë të paimagjinueshme për f

Një ditë pasi zbuloi surprizën që kishte përgatitur përgjatë 3 viteve, Bebe Rexha ka zbardhur ditën e sotme detaje rreth albumit të saj.

Fifi festoi ditëlindjen më 31 mars dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja mori shumë urime dhe surpriza por ndjekësit vunë re që mungont

John Travolta ka ndarë një mesazh prekës për djalin e tij, Jett i cili u nda nga jeta në vitin 2009.