Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është një nga më të dëgjuarat në Britaninë e Madhe për vitin 2019.

Ylli i popit është renditur në vendin e shtatë, duke lënë pas grupet e njohur Coldplay dhe Maroon 5 ndërsa lista me 10 artistët më të dëgjuar kryesohet nga Ed Sheeran.

Përmes një postimi në Instagram 29-vjeçarja ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen thuajse 10-vjeçare, duke njoftuar se këngë të reja do të vijnë se shpejti

“Faleminderit që dëgjoni dhe kërceni me këngët e mia”, shkruan Rita.