Gjatë kësaj periudhe izolimi, Rita Ora ka qëndruar në një vilë me qira, në periferi të Londrës.

Këngëtarja e famshme ka postuar shpesh foto nga oborri i madh, duke treguar se po kalon bukur në natyrë.

Por nuk ka lënë pas as fotot provokuese. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqej me bikini teksa merrte rreze dielli në oborrin e shtëpisë së saj.

Si edhe shumë artistë të tjerë edhe Rita ka pezulluar aktivitetet e saj muzikore për shkak të pandemisë, që nga kënga ‘How to be lonely’ ajo nuk ka publikuar ndonjë projekt tjetër.