Ndonëse ka arritur majat e suksesit në industrinë muzikore në botë, këngëtarja Rita Ora e ka përkrahur gjithmonë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë një pikturë me motive kombëtare.

Në të shfaqet Rita, teksa në krahun e saj qëndron një shqiponjë që mban dy flamujt, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Më pëlqen kjo”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.