Pak ditë më parë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora festoi 30-vjetorin e saj. Krahas festës në shtëpi me famijen e saj, Rita ka organizuar një festë me miqtë në fshehtësi të plotë.

Mirëpo, Rita është akuzuar për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të situatës të pandemisë në të cilën jemi duke kaluar.

“The Sun” ka zbuluar se Ora ka mbledhur 30 persona në një restorant në Londër ditën e shtunë. Të pranishëm në ditëlindjen e Ritës ishte motra e saj Elena, miq dhe disa personazhe të tjerë të njohur, duke përfshirë Cara dhe Poppy Delevingne.

“Kishte një numër të ftuarish, të gjithë të veshur elegantë dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa, për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte. Kjo vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit”, kanë thënë disa burime për “The Sun”. Disa persona kanë njoftuar policinë për shkelje të rregullave ant-Covid dhe disa oficerë janë parë duke u munduar të hapin një derë të restorantit.

Festa e Ritës ka irrituar shumë persona, të cilët i kanë dalë kundër për faktin që ajo ka thyer rregullat e Covid-19.

“Si shumë të tjerë të gjithë ne kemi sakrifikuar ditën tonë të madhe për të ndjekur rregullat dhe është vërtetë zhgënjyese të shohësh se disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë gjë. A mendojnë ata se rregullat nuk vlejnë për ta, sepse janë të pasur apo të famshëm?”, është shprehur një mjeke britanike.

Ndërkohë Britania e Madhe do të jetë në izolim deri ditën e nesërme dhe nga data 2 dhjetor pritet të ndryshojnë rregullat.