Rita Ora vjen me një surprizë për fansat, më datë 29 janar

27/01/2021 - 22:51

Filmi britanik i titulluar “Twist” do të shfaqet në SKY Cinema në datën 29 janar. Pjesë e këtij filmi është dhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Filmi përmban një kast britanik me të gjithë yjet e famshëm, duke përfshirë dy herë fituesin e Çmimit “Oscar”, Sir Michael Caine në rolin e ‘Fagin’, Lena Headey në rolin e "Sikes".

Rita Ora luan rolin e ‘Dodge’, Franz Drameh në rolin e ‘Batesey’, Sophie Simnett në rolin e ‘Red’ dhe prezantimin e Raff Law në rolin kryesor të “Twist”. Skenari i “Twist” është shkruar nga John Wrathall dhe Sally Collett, ndërsa producentë të tij janë: Matt Williams, Ben Grass, Jason Maza dhe Noel Clarke.

Filmi është një intepretim i ri i veprës së njohur “Oliver Twist”, i gjeniut të letërsisë Charls Dickens. Rita është shprehur shumë e entuziasmuar për këtë rol të ri të saj, duke rrëfyer se Dickens është një prej autorëve të saj të preferuar. “Shumë njerëz nuk e dinë këtë gjë për mua, por unë jam shumë e apasionuar pas librave”. 

Rita ka shfaqur gjithmonë ambicien për të qenë pjesë e botës së kinematografisë, më herët ajo ka pasur edhe një rol të vogël në “50 Shades of Gray”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë intervistës ekskluzive me Oprah Winfrey, Meghan Markle rrëfeu si kurrë më parë për gjithë momentet e errëta që i është dashur të ka

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka zbuluar se do të marrë drejtimin e “Portokalli” për këtë sezon të ri.

Moderatori i njohur Blendi Fevziu ka rrëfyer marrëdhënien e tij me fëmijët, po veçanërisht me vajzën e vogël. Ai ka zbuluar edhe "sherret

56-vjeçari Nicolas Cage është martuar për herë të pestë, këtë herë me të dashurën 26-vjeçare Riko Shibata në një ceremoni të vogël në Las

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë.

Aktori i mirënjohur shqiptar, Behar Mera do të jetë zyrtarisht pjesë e emisionit të humorit, "Klanifornia". 

Adele është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki pas dy vitesh negociata.

Reperi i njohur, Mozzik është një nga më të paguarit në tregun muzikor shqiptar.

Romain Gavras ka konfirmuar ndarjen nga Rita Ora pas disa muajsh lidhjeje.