I ftuar në emisionin "Glamour Zone", në Rtv Ora, këngëtari Robert Berisha ka folur ndër të tjera për ngjarjen që bëri bujë në fund të verës, ndarja nga Nora Istrefi.

Ndër të tjera, ai u pyet nga moderatorja, mbi arsyen përse ende nuk ka nisur procedurat e divorcit nga Istrefi, por duket se mes çiftit mund të ketë një rikthim.

Ester Bylyku: Më bën përshtypje fakti, që jeni ndarë, por në divorc ende nuk ka arritur. Nuk keni finalizuar gje. Kjo është çështje neglizhence? Apo mund të ketë një derë rikthimi?

Robert Berisha: Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk jemi bashkë! Ne nuk jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo që shkruhet nëpër portale, nuk ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Por siç tha edhe ti, mund të ketë një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. E sheh ku je, ku s'je.

Ester Bylyku: Por kjo nuk është pauza juaj e parë. Dhe po më thua që mbase nuk do të jetë e fundit?

Robert Berisha: E vërtetë!