Mbrëmjen e kaluar në emisionin “NIN” ishte e ftuar aktorja Adriana Matoshi, e cila tregoi detaje për jetën e saj profesionale, suksesin dhe famën.

Mes të tjerash, në intervistën me moderatorin Alaudin Hamiti, aktorja u ndal në  periudhën e vështirë të jetës së saj, momentin kur mori vesh se është diagnostikuar me tumor.

“Unë në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh edhe të vjella. Në atë periudhë të gjitha ja lashë shtatzënisë. Por më pas e kuptova se nuk ishte ashtu, më vonë e kuptova që unë në kokë kam tumor. Në atë kohë nuk i tregova askujt. Nuk doja ta merrnin vesh prindërit e mi, sepse më kanë fëmijë të vetëm. Por në atë kohë mendova të kthehem në një film dhe të lë një dokument të fundit. Sepse kam menduar aso kohe se do të luaja rolin tim të fundit. Ka qenë periudhë e vështirë, por kaloi me sukses”.