Yolanda Hadid po e shijon shumë të qenurit gjyshe dhe këtë e shfaq edhe në rrjetet sociale.

Për herë të parë ajo e ka kaluar ditën e Falenderimeve si gjyshe dhe e gjithë familja e ka festuar këtë ditë në shtëpinë e Gigi dhe Zayn, që ishin kujdesur në detaj për çdo gjë.

E teksa shijuan festën me pjesëtaren më të re të familjes, Yolanda u kujdes që të ndante me ndjekësit pak nga atmosfera e tyre plot dashuri.

Ish-modelja holandeze postoi në Instastory një foto ku shihet Gigi me të voglën e saj në krahë dhe duke i dhënë asaj një puthje në faqe.

“Ti je rrezja ime e diellit”, shkroi gjyshja krenare krahas fotos.