Rrezikojnë falimentimin! Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë ekonomike nga qeveria

03/07/2020 - 15:41

Dy këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar një letër të hapur për qeverinë britanike.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë për veprime urgjente për të shpëtuar industrinë e muzikës.

Sipas mediave të huaja, letra e drejtuar sekretarit të Kulturës, Oliver Dowden, paralajmëron se industria rrezikon të falimentojë. Kjo vjen pasi koncertet dhe festivalet nuk kanë gjasa të rikthehen deri në vitin 2021.

Në dekadën e fundit, muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike. Por duket se e ardhmja e këtyre festivaleve dhe koncerteve si dhe e qindra mijëra njerëzve që punojnë në këtë industri, është e zymtë.

Derisa muzika t’i rikthehet aktivitetit të mëparshëm, gjë e cila ka të ngjarë të ndodhë në fillim të vitit 2021, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore.

Këngëtarët kërkojnë një strategji tre-pikëshe për rifillimin e muzikës live, si dhe një afat të qartë kohor për rihapjen e lokaleve ku luhet muzikë, duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Gjithashtu, kërkohet një paketë gjithëpërfshirëse dhe përjashtim nga TVSH në shitjet e biletave.

Mes emrave të tjerë janë edhe Skepta, Coldplay, Eric Clapton, Annie Lennox, Sam Smith, Sir Rod Steëart, Liam Gallagher, Florence + The Machine, George Ezra dhe Depeche Mode.

Dua Lipa mësohet të jetë shprehur: "Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë që të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga fillimi, koncertet live kanë qenë një gur themelor për karrierën time. Jam krenare që kam pasur rastin të luaj në të gjitha nivelet, nga lokalet te koncertet madhështore. Por, mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen të marrin të njëjtën rrugë është në rrezik nëse industria nuk merr mbështetje të nevojshme nga qeveria në periudhën e përkohshme para se të gjitha lokalet, festivalet të jenë të gatshëm dhe të aftë të operojnë përsëri në mënyrë të pavarur. "

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-shoqja e Meghan Markle foli para mediave të huaja për martesën e saj të parë dhe ka ndarë detaje deri më tani të panjohura.

Aktori i humorit, Florjan Binaj u infektua me Covid-19 një muaj më parë dhe arriti ta fitojë betejën me virusin.

Moderatorja Marina Vjollca i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Këngëtarja e suksesshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa së fundmi ka mbledhur disa nga ikonat e muzikës për të bërë këngë remix.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha duket se nuk po kalon ditë të mira për shkak të problemeve me shëndetin.

Së fundmi Sara Hoxha, e dashura e Ledrit ka postuar një foto ku tregon strijat në pjesën anësore të kofshëve.

Kanye West synon të fitojë dashurinë e bashkëshortes së tij Kim Kardashian me pushime, ku do të përpiqet të rregullojë gjërat.

Meghan Markle feston sot ditëlindjen e saj të 39-të dhe nuk ka munguar urimi nga mbretëresha Elizabeth, Princi William dhe bashkëshortja 

Françeska Jaçe është një nga femrat më seksi dhe ekstravagante shqiptare.