Rudina Dembacaj flet për divorcin dhe lidhjen e re me Mark Frrokun

24/01/2020 - 20:08

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj. Ajo ka folur për jetën profesionale, por edhe atë private, pasi kohët e fundit ka bërë shumë ‘zhurmë mediatike’ dhe ka qenë qendra e mediave rozë.

Në muajin nëntor, Rudina Dembacaj konfirmoi ndarjen me bashkëshortin, Aleksandër Varfaj. Nga martesa e tyre ata kanë dhe një vajzë 3-vjeçare, të quajtur Viktoria.

Në lidhje me divorcin, Rudina tregoi se asnjë ndarje nuk është e lehtë sidomos kur ka një fëmijë në mes, por ata morën këtë vendim se çifti nuk po funksiononte.

“Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe ish-bashkëshorti krijuam një familje me shumë ëndrra, si të gjithë në fillim, por fati nuk ishte i tillë, ne vendosëm të divorcoheshim. Duke qenë se kohët kanë ndryshuar, sigurisht ne nuk kemi më mentalitetin e nënave tona, jeta ka ndryshuar dhe vendosëm të ndaheshim. Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes fëmijë dhe për çdo nënë normale në këtë botë, fëmija është qendra e botës. Dhe duke patur përpara të ardhmen e qendrës së botës, sigurisht divorci nuk është i thjeshtë. Por ne si dy të rritur dhe si dy qytetarë të këtij vendi duke ngelur shumë miq dhe duke i dashur akoma dhe përgjithmonë të mirën njëri-tjetrit, morëm këtë vendim, duke parë se familja s’po funksiononte më, çifti s’po funksiononte më."

Në 6 Janar të këtij viti, Rudina zyrtarizoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, duke njoftuar që ata janë jo vetëm partnerë në biznes, por dhe në jetë.

“Unë dhe Marku në ditën e dytë të vitit bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe unë e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Nuk ia lejoja dot vetes këtë gjë, nuk kam pse ta fsheh dashurinë. Fati deshi që unë njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë me njëri-tjetrin, sa pse duhet unë ta fsheh këtë gjë? Nuk është fare e vështirë të njihen dy veriorë, njëri në art, tjetri në politikë. Jemi njohur prej kohësh, absolutisht nuk e kishim menduar ndonjëherë të kishim një marrëdhënie. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë. Pas kësaj humbjeje ndoshta ishte dhe situata delikate për jetën e tij. Sigurisht unë isha një vajzë single, grua single, edhe ndodhi që u dashuruam, s’kishim pse ta fshihnim më”./Tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis është ndjerë keq gjatë një performace në skenë në një nga lokalet e natës në Athinë.

Regjisori Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij, Daniella Pick, janë bërë prindër për herë të parë.

Ilda Bejleri është një nga personazhet më të komentuar rreth jetës së saj private për shkak të kuriozitetit të madh të ndjekësve të saj l

Një natë më parë, Aurela Hoxha, ishte pjesë e mbrëmjes së “Vogue” në festën e organizuar në Milano.

Që këto nuk janë kohë të qeta për Paris SG, kjo dihej. Por situata nuk pritet të ndryshojë, përkundrazi është përkeqësuar.

Nuk ishte e lehtë për këngëtaren Selena Gomez të linte pas krahëve lidhjen e saj me Justin Bieber, por duket se ajo e mori veten, ndërsa

Këngëtarja Katy Perry ka humbur ndjenjat gjatë audicionit të spektaklit "American Idol" në Sunriver, Oregon.

Moderatorja Arbana Osmani ka humbur një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë, gjyshen.

Në një interviste për revistën "i-D", Gigi Hadid ka zbuluar shumë për jetën e saj personale.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku tanimë janë një nga çiftet më të komentuar nga publiku për lidhjen e tyre të dashurisë dhe deklaratat që