Rudina Dembacaj për Mark Frrokun: Nuk e dua për lekët, komentet negative desh më bënë për qetësues!

16/03/2020 - 08:53

Nëse ka një çift në showbizin shqiptar që përbën interes të madh publik, ata janë aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku.

E ftuar në “E Diell” në Top Channel, Rudina rrëfeu të gjitha detajet e njohjes së saj me Markun, raportin me vajzat e tij, takimin e parë, mbarëvajtjen e biznesit si dhe për herë të parë, foli hapur për ndikimin psikologjik që kanë pasur komentet negative të rrjeteve sociale kur ajo postoi foton me partnerin e saj.

“Me thënë të drejtën kuptova që kisha rënë unë brenda me të, fillova të emocionohesha pak si tepër nga ai dhe mezi prisja të mbaroja punët që të mos e harroja takimin me Markun”, kujton Dembacaj për shkëndijat e para të dashurisë me ish-deputetin.

“Në biznes jemi 50 me 50 pasi jemi ortakë dhe unë s`e kam parë kurrë Markun për lekët e tij. Unë dua shumë dhe fëmijët e tij”, është shprehur më tej aktorja.

Por si e ka përjetuar Dembacaj shpërthimin e rrjeteve sociale kur ajo publikoi në Instagram foton me Markun?

“Dy ditët e para kisha shumë rrahje të shpeshta zemre dhe sinqerisht mendova që nga fundi i ditës së dytë, të merrja një qetësues”, pohon Rudina.

“Shkova në farmaci sepse gjithë ky negativitet filloi të më shqetësonte shumë, hapa derën e farmacisë dhe i thashë: “Dua një kolinoz”, shpjegon Dembacaj.

Duke buzëqeshur, ajo ndryshoi mendje në minutë të fundit sepse sipas saj, në fund të fundit kishte bërë atë që kishte dashur, punë e madhe ç`mendonin të tjerët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë një ndër çiftet që nuk e pranuan kurrë publikisht historinë e tyre të dashurisë.

Këngëtari i njohur  Ermal Fejzullahu është aksidentuar në Prishtinë.

Xhensila Pere ka folur së fundmi për shumë gjëra nga jeta e saj e jo vetëm në një intervistë me gazetarin Ronaldo Sharka, në emisionin "M