Aktorja e humorit Rudina Dembacaj duket se është ndarë zyrtarisht me bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj.

Ka qenë vetë Rudina që ka postuar një foto me të, duke shkruar se tashmë ai është një djalë beqar.

“Aleksi çun beqar",- shkruan ajo teksa e shoqëron batutën me një shkelje syri. 

Aktorja Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të lajmeve të rubrikës rozë pas ndarjes me bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj. Mediat kishin kohë që raportonin për një lidhje të saj me një politikan, i cili është Mark Frroku, ish-deputet i PS, me një të shkuar kriminale në Belgjikë.

Jo më larg se pak ditë më parë, aktorja inaguroi biznesin e saj të ri, një restorant, për të cilin falenderoi Markun, që siç tha edhe vetë "besoi tek ajo".