Në emision Fit Station, këtë të shtunë dha intervistë deputetja Rudina Hajdari. Për herë të parë politikanja hapi dyert e shtëpisë së saj për gazetaren Cenkuela Hasa, ku rrëfeu për ditën e saj, familjen, politikën.

Në një rrëfim ndryshe Hajdari foli edhe për vajzën e saj!

“Si të gjithë fëmijët Sihana shkon në kopsht, ajo e ka pak të vështirë jetën, sepse jeton edhe në Shqipëri edhe në Amerikë, i ati saj jeton andej, mundohemi të ketë një jetë sa më stabël por prapë nuk është e lehtë. Ajo është një fëmijë shumë pozitiv, shumë e dashur dhe ne mundohemi ta rrisim atë sa më mirë”, u shpreh deputetja.

Pyetjes së gazetares se si e komenton vajza Rudinën, kur e sheh atë nga ekrani agresive në parlament, duke bërtitur, Hajdari i është përgjigjur me nota humori.

“Padyshim tani e ka kuptuar që unë punoj diku në parlament edhe e përmend fjalën parlament shpesh, si duket edhe nga shoqëria, nga njerëzit që takon apo edhe nga familja ime, ndonjëherë edhe më imiton, kështu është një gjë shumë e bukur. Po më imiton edhe kur jam me nerva, dhe thotë mami dukesh shumë e bukur kur je agresive”.