Rudina Magjistari ka eksperimentuar rrallëherë me ‘look-un’ e saj duke u shfaqur përherë në ekran me pamjen e saj me flokët biondë.

Megjithatë ditën e djeshme moderatorja u shfaq mjaft ndryshe teksa flokët e verdhë i kishte bërë me onde.

Për këtë ndryshim Rudina pyeti dhe ndjekësit e saj nëse i shkonin apo jo dhe shumë prej tyre pohuan se moderatorja dukej shumë bukur me atë pamje.

Kujtojmë se hera e fundit që Magjistari ka ndryshuar “look” ka qenë disa muaj më parë kur u shfaq me flokët në ngjyrë karrote, ndryshim ky që zgjati vetëm disa minuta.