Sabri Fejzullahu nuk ka dashur që i biri të bëhej këngëtar, arsyen pse e tregon Ermali

18/01/2021 - 17:19

Ermal dhe Sabri Fejzullahu janë dy emra mjaft të dashur për shqiptarët. Veç të tjerave, babë e bir kanë të përbashkët pasionin që kanë për muzikën.

Rrugëtimi i Ermalit në botën e muzikës filloi në një moshë shumë të hershme dhe brenda pak kohësh ai mori një famë të madhe.  Megjithëse shumë mund të mendojnë se shkak i famës së tij ka qenë Sabriu, këngëtari ka treguar se në fakt kjo e ka penguar.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Qejfe qejfe kjo dynja", këngëtari ka treguar se e ka pasur të vështirë të dalë nga hija e Sabriut dhe të krijojë një identitet të tijin.

 Ermali tregoi se në fakt ai mund të mos ishte bërë këngëtar kurrë nëse do kishte dëgjuar të atin, sepse ai donte që të bëhej djalë i mirë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë Sabriu. 

“Për mua ka qenë shumë  e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd. Disa më thonë "hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut", por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia. Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”- tha Ermali.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë u shpallën sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Irkenc Hyka është një ndër personazhet më të pëlqyer dhe baladat e tij kanë rrëmbyer vëmendjen, duke u kthyer menjëherë në hite.

Kisha ortodoske e Qipros ka bërë thirrje për tërheqjen e këngës zyrtare përfaqësuese të vendit në Eurovizion, duke thënë se promovon adhu

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë padyshim një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.

Çifti i njohur reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë bërë prindër për herë të dytë.

Parukieri i Kim Kardashian fotografoi momentin epik kur Kim po flinte dhe e postoi në rrjetet sociale.

Moderatori i emisionit "Gjoni Black", Meriton Mjekiqi mbrëmjen e 2 marsit është arrestuar në Prishtinë.

Aktorja Gal Gadot pritet të bëhet nënë për herë të tretë.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë i është nënshtruar një operimi në gju.

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj iu nënshtrua ditën e sotme testit për koronavirus.