Schwarzenegger dhuron një milion dollarë për luftën ndaj koronavirusit

26/03/2020 - 21:38

Në mesin e shumë yjeve botërore, edhe aktori Arnold Schwarzenegger, ka dhuruar një donacion për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Ai me anë të një postimi të publikuar në Instagram ka bërë të ditur se dhuroi donacion në vlerë prej një milion dollarësh.

“Asnjëherë nuk kam besuar të ulem në shtrat dhe të ankohem se sa gjëra të këqija janë, gjithmonë besoja se të gjithë duhet të bënim pjesën tonë për t’i bërë gjërat më mirë”.

“Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur heronjtë tanë të vërtetë në vijën e parë në spitalet tona, dhe jam krenar që bëhem pjesë e saj. Unë dhurova 1 milion dollarë dhe shpresoj që të gjithë ju që mund të dilni përpara për të mbështetur këta heronj”, ka shkruar mes tjerash ai.

Schwarzenegger po ashtu ka publikuar edhe linkun ku të tjerët mund të japin kontributin e tyre.

Ndërkohë, Schwarzenegger ka qenë mjaft aktiv këto ditë duke dhënë këshilla të shumta për ndjekësit e tij si të mbrohemi nga koronavirusi.

Ylli 72-vjeçar ka bërë thirrje vazhdimisht që të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikohet askush nga virusi vdekjeprurës COVID-19

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjithmonë më pranë njëri-tjetrit Katie Holmes dhe shefi Emilio Vitolo të cilët nuk fshihen më.

Gjetja e dy pistoletave, teksa këngëtarja Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi” i kushtoi masën “arrest s

Reperi i njohur Stresi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, gjë që e ka befasuar atë.

Gjatë episodit të djeshëm të “Big Brother VIP” në Itali (Grande Fratello VIP), si i ftuar special, aktori Gabriel Garko zbuloi – pa qenë

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të bëhen së shpejti prindër.

Reperi shqiptar Geri Xhara, i njohur me emrin e artit si Big Basta prej disa vitesh është zhvendosur me familjen e tij në Zelandën e Re.

Këngëtarja e njohur Arilena Ara po shënon një tjetër arritje në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e botës së modës.

Tani është zyrtare. Tom Cruise do të jetë protagonist në filmin e parë që do të realizohet në hapësirë.

Matthew Koma ka bërë diçka të pazakontë për të shprehur dashurinë për bashkëshorten e tij Hilary Duff.

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret me prejardhje shqiptare që gëzon famë në gjithë botën.