Schwarzenegger feston 73-vjetorin e lindjes

06/08/2020 - 17:55

Arnold Schwarzenegger ka festuar 73-vjetorin dhe ka mbledhur pothuajse të gjithë familjen për një festë të vogël. Ka qenë djali Patrick që ka publikuar në rrjetin social Instgram foto ku shfaqet aktori i Hollywood përpara tre tortave të ditëlindjes.

Së bashku me të ishte ish-bashkëshortja Maria Shriver dhe fëmijët Christopher, Patrick, Katherine dhe Christina. Ka munguar në këtë festë Joseph, djali që ka lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore mes protagonistit të ‘Terminator’ dhe ish shërbëtores së shtëpisë. Djali ka lindur nga një takim klandestin i ndodhur në 1997 mes yllit dhe atëherë shërbyeses së tij, Mildred Patricia Baena. Vetëm në 2011, pas zbulimeve të bëra publike nga Los Angeles Times, Schwarzy kishte pranuar se ishte babai, duke njohur zyrtarisht Joseph si djalin e tij.

Kjo situatë solli divorcin me Maria Shiver. Joseph nuk ishte prezent në festë në shtëpisë e Schwarzenegger, por disa ditë më parë ka dashur të festojë ditëlindjen e babait të tij me një imazh prekës të ndarë në rrjetet sociale, foto e një prej përqafimeve të para baba/bir, të nxjerrë nga albumi i kujtimeve.

Fotoja familjare është shkrepur nga Chris Pratt, bashkëshorti i vajzës së Arnold, Katherine.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka më shumë se një javë që është në krye të listës së Billboard 200.  Albumi i fundit “Folklore” i Taylor Swift ka arritur të spostojë nj

Dojna Mema, një ndër moderatoret më të dashura për publikun është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Vajza e Majlinda Bregut, Kejda tashmë është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar.

Legjenda e Formula 1 Michael Schumacher është zhvendosur për të jetuar në një vilë luksoze në Majorca të Spanjës.

Aktorja e njohur Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i i saj, Thomas Sadoski, janë bërë prindër për herë të dytë, me një djalë. 

Një ditë më parë, raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër shtëpisë së këngëtares së njohur, Taylor Swift.

Pak ditë më parë, reperi i njohur Stresi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë dy prej emrave më të përfolur në mediat rozë.

Aktorja e njohur hollivudiane, Gwyneth Paltrow ka festuar një ditë më parë 48-vjetorin e lindjes në një mënyrë të veçantë.

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ishte e ftuar mbrëmë në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana V