Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Sharon Stone ka publikuar së fundmi në Instagram një fotografi ku duket super seksi.

Me pozën në fjalë, Stone ka treguar se është “mirënjohëse” që ende modelon në moshën 62-vjeçare. Ylli pozoi para kamerës e veshur me një trupore të zezë dhe me një këmishë, teksa pamjen e kishte kompletuar me taka të verdha.

“Jo vetëm që jam e mahnitur, por jam mirënjohës që jam akoma modele, edhe në moshën 62 vjeç”, shkroi Sharon krahas fotografisë, duke falënderuar të gjithë ata që kanë besuar tek ajo gjatë gjithë këtyre viteve.

Ndërkohë kujtojmë se karriera e modelimit dhe e aktrimit të Sharon ka zgjatur dekada, por famën më të madhe e fitoi falë skenës së famshme në filmin “Basic Instinct”. Kohët e fundit ajo pranoi se një nga fotografitë më të famshme të saj, një kopertinë për “Playboy”, ishte një strategji për të marrë rolin në “Basic Instinct”.