Dy aktorët e njohur të humorit Gentian Hazizi dhe Ledio Lako janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Lajmi i cili qarkulloi prej mëngjesit në media është konfirmuar edhe nga policia.

“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën të ditur policia.