Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë parë në rrugët e Funchal, duke nxjerr shëtitje fëmijët e tyre, imazhe që në dukje nuk kanë asgjë të keqe, por ky nuk është momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë, në një kohë kur e gjithë bota është në emergjencë si pasojë e Covid-19. Sulmuesi i Juventuesit e ka përfunduar prej kohësh karantinën e detyruar, fill pasi shoku i tij Daniele Rugani rezultoi pozitiv, por sërish këto pamje kanë sjellë polemika të shumta në Portugali.

Qeveria portugeze ka nxjerr një dekret që kufizon lëvizjet e njerëzve nga 22 marsi deri më 6 prill, urdhër të cilin Ronaldo nuk e ka respektuar. Ashtu si në shumë vende të botës edhe në Portugali ndalet lëvizja e më shumë se një personi, përjashto rastet kur kanë emergjenca. Shëtitje ma familjen, pa një rast emergjent, pa masa mbrojtëse, ka bërë që mbi CR7 të vërshojnë shumë kritika.