Duke qenë se koronavirusi preku çdo sektor ekonomik, edhe këngëtarët shqiptarë kanë pësuar humbje gjatë kësaj periudhe. Nisur nga shifrat që besohet se fitojnë disa nga artistët për një natë, “Prive.al” ka llogaritur se sa fitime kanë humbur ata kohët e fundit.

Më e kërkuara e momentit, me dy e deri ne tre performanca brenda natës, thuhet se nga klubet gjatë verës, Tayna është paguar nga 7000 deri në 12000 euro. Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit me opsionin më gjeneroz, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera.

400 mijë euro si humbje i faturohen Ledri Vulës. Ndërsa, Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, supozohet të mos marrin 300 mijë euro këtë verë. Rreth 250,000 euro humbje mund të pësojë edhe Getoar Selimi. Të tjerë këngëtarë që supozohet të përfshihen në këtë listë janë edhe Gjiko, Fero dhe Rina.