Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selvija gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale.

E pyetur se kur e kanë në plan që të martohen, Selvija është përgjigjur:

“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë nuk kemi ndonjë plan për shkak të pandemisë.”

Kurorëzimi fetar sipas gjuhës së islamit quhet “Nikah”.