Si është ajo si vjehërr? Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën e djalit

23/11/2020 - 09:37

Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”. Në këtë intervistë ajo tregoi edhe një anë të panjohur teksa foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit.

Ish-Miss Shqipëria rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehërr.

E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.

“Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë”, tha Valbona Selimllari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Filmi britanik i titulluar “Twist” do të shfaqet në SKY Cinema në datën 29 janar.

Aktorja e famshme, Ellen Page nuk është më femër. Në dhjetorin e kaluar, Page shokoi fansat me deklaratën e saj, duke zbuluar se në fakt 

Në mediat e huaja, janë publikuar fotot e para, që tregojnë ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Kristen Stewart me Lady Dianën, në filmin e

Mirupafshim për të gjitha mediat sociale, Pamela Anderson nuk mund të durojë më.

Shefi i famshëm i kuzhinës Nusret Gokçe është në telashe.

Ndalimi i organizimit të dasmave dhe koncerteve për shkak të përhapjes së Covid-19 ka penalizuar mjaft artistë në vendin tonë.

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga nuk ka marrë pjesë në emisionin ku ishte e ftuar mëngjesin e sotëm, për shkak se babai i saj ndodhej

Në përvjetorin e parë të vdekjes së tyre, Vanessa Bryant, ka kujtuar përmes një letre vajzën e saj Gianna dhe bashkëshortin Kobe.

Reperi Gold Ag e ka treguar gjithmonë me krenari dashurinë për atdheun dhe prej vitesh gëzon nënshtetësinë shqiptare.

Në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, Lady Gaga ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Michael Polansky.