23/11/2020 - 12:03
Lidhja e Princit William dhe Kate Middleton u vulos me puthjen e tyre të paharrueshme në ballkonin e Pallatit Buckingham në 2011-n. "Daily Mail" ka publikuar një artikull ku tregon si nisi lidhja e Princit me Kate.
Ata u njohën në vitin 2001, kur të dy ndiqnin Universitetin St. Andrews, në Skoci. Kate tërhoqi vëmendjen e William veshur me një fustan transparent. Taboidi britanik shkruan se fustani i Kate kushtonte 30 paund, ndërsa Princi kishte paguar 200 paund vetëm për të ndjekur sfilatën e shkollës.
Ata u ndanë njëherë në prill të 2007-ës, por u bashkuan përsëri pas disa muajsh. Princi William i Britanisë shpalli zyrtarisht fejesën me të dashurën e tij Kate në vitin 2010.
/portali DurresLajm/