Ledri Vula do të jetë i ftuari i radhës në emisionin “Nin” me Alaudin Hamitin këtë të hënë.

Reperi ka vendosur të flasë publikisht për albumin e tij muzikor, marrëdhënieve me kolegët, por dhe të dashurën e tij, Sara Hoxha.

Nga ‘promo’ e publikuar nga Alaudini, Ledri ka treguar se Sarën e ka njohur në një prej prapaskenave të koncerteve të tij, ku të gjitha shoqet e saj shkuan sepse e pëlqenin Vulën.

Pas këtij momenti reperi nga të gjitha vajzat që kishin shkuar për ta takuar pëlqeu Sarën, me të cilën nisi më pas dhe një histori dashurie.

Tanimë lidhja e tyre është bërë publike dhe nga ana e reperit nuk kanë munguar dedikimet romantike për të dashurën e tij.
Jo më larg se dje Ledri e uroi Sarën me fjalët më të ndjera për ditëlindje, moment në të cilin nuk mungoi as urimi i mamasë së reperit, Xheraldinës që ndau një foto duke e përqafuar atë.